Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > ShBA-ja e do Kosovën në Partneritetin për Paqe të NATO-s, kërkon edhe përparim në dialogun me Serbinë
Lajme

ShBA-ja e do Kosovën në Partneritetin për Paqe të NATO-s, kërkon edhe përparim në dialogun me Serbinë

Published 17/10/2024
Share
Pre-ministerial press conference by Julianne Smith, NATO Permanent Representative for the United States
SHARE

(Radio Evropa e Lirë) – Shtetet e Bashkuara do të donin që Kosova të bëhet pjesë e programit të NATO-s, Partneriteti për Paqe, por ajo duhet së pari të shënojë përparim në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka thënë të mërkurën ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith.

Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, i cili synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë.

Ai shërben edhe si rrugë për ato vende që synojnë që një ditë të bëhen pjesë e NATO-s.

“Ne, gjithsesi, e vlerësojmë programin e Partneritetit për Paqe. Jemi të kënaqur që kemi parë interes të madh nga Kosova për t’iu bashkuar Partneritetit për Paqe. Por mendoj se miqtë tanë në Kosovë i kanë dëgjuar thirrjet tona të zëshme dhe të qarta. Ne duam që ata të vazhdojnë të investojnë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian“, tha Smith.

- Advertisement -

Duke folur para gazetarëve në prag të takimit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, Smith tha se një angazhim të tillë fuqishëm e mbështesin aleatët edhe në NATO edhe në BE.

“Por, në këtë moment fokusi ynë është në rritjen e stabilitetit në rajon dhe duke e bërë këtë të kërkojmë progres edhe në iniciativën e udhëhequr nga BE“, ka thënë ambasadorja Smith.

Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshje në fillim të vitit të kaluar për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, porse rreth një vit e gjysmë më vonë, ato kritikohen për moszbatimin e saj.

Kosova vazhdimisht ka shprehur interesim për t’u bërë pjesë e Partneritetit për Paqe, ndërsa synon edhe anëtarësimin në NATO si qëllim strategjik të vendit.

Vendimet në NATO, përfshirë edhe ato për të pranuar vendet në programin e Partneritetit për Paqe, merren njëzëshëm nga të gjitha vendet anëtare.

- Advertisement -

Nga 32 vende anëtare të NATO-s, Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur 28 prej tyre ndërsa katër (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) ende jo.

Nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, vetëm Serbia dhe Bosnje e Hercegovina janë në Partneritet për paqe, ndërsa vendet tjera tashmë janë bërë anëtare të NATO-s.

Aktualisht, NATO-ja është e pranishme në Kosovë përmes misionit të saj, KFOR. /REL

- Advertisement -
KosPress Portal 17/10/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve
Lajme 10/05/2025
Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve

10/05/2025
Lajme

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit

09/05/2025
Lajme

Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve

08/05/2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin

08/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?