Ambasada e SHBA-së në Kosovë i ka dënuar veprimet e autoriteteve të shtetit të Kosovës për t’i futur kryetarët e rinj në objektet e komunave.
Në një reagim në profilin e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, thuhet se “masat e dhunshme” duhet të ndërpriten menjëherë.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet që po vazhdojnë nga autoritetet kosovare për të hyrë në objektet e komunave në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar Hovenier.
Turma njerëzish janë mbledhur para objekteve të komunave veriore, pasi nëpër këto qytete janë dëgjuar sirena.
- Advertisement -
Policia ka arritur të shpërndajë turmat në Zubin Potok dhe në Zveçan, duke mundësuar hyrjen e dy kryetarëve të rinj.
Në Zvecan ka eskaluar situata. Janë dëmtuar vetura të Policisë, ndërsa raportohet për së paku 5 policë të lënduar.Express