Mbrëmë është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë së Prizrenit se Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj ka marrë mesazhe kërcënuese nga dy persona të dyshuar.
“Po dje kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj ka raportuar se është kërcënuar nga dy persona përmes mesazheve. Ndërsa, rasti ka ndodhur për një pronë që e pengon rrugën tranzit”, ka thënë togeri Bytyqi.
Sipas tij, dy personat e arrestuar janë arrestuar dhe janë intervistuar.
Ndërsa, me vendim të prokurorit që të dy janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.