Pjetër Shala është larguar nga gjykatorja ku po zhvillohet çështja ndaj tij. Avokati i tij, Jean-Louis Gilissen ka thënë se i akuzuari po ndjehet në ankth dhe ka nevojë të qetësohet.
Shalës pritet t’i mundësohet të ndjek procesin gjyqësor përmes video-lidhjes.
“Zoti Shala heq dorë për të marrë pjesë në këtë gjykim, nuk dëshiron të qëndrojë këtu, pra heq dorë nga e drejta, na kërkon ta përfaqësojmë dhe kërkon të kthehet në paraburgim, sepse duhet të qetësohet, ka nevojë të qetësohet”, ka thënë avokati.
Mbrojtja ka thënë se, duke marrë parasysh gjendjen e Shalës, ai ka vlerësuar se zhvillimet në seancë duhet t’i ndjek nga qendra e paraburgimit.
- Advertisement -
“Ai është pak nervoz, nuk e vlerëson se si po shkojnë zhvillimet dhe parapëlqen që seancën ta ndjek me video-lidhje, është më mirë për atë. E takuam dy herë para se të fillonim tani, ishte shumë nervoz, shumë në ankth, po dridhej, besojmë se është më mirë për atë, dhe për të gjithë, që të kthehet, prandaj do të ju lutesha të merrni parasysh kërkesën të kthehet në paraburgim dhe kërkon leje që ta ndjek seancën me video-lidhje”, ka thënë mbrojtja e Shalës.
Lidhur me këtë, nga prokuroria nuk ka pasur kundërshtime që Shala të mos jetë i pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit, por kanë kërkuar që i njëjti të ndjekë seancat në formë tjetër.
Ndërsa trupi gjykues ka lëshuar urdhër gojor ku ka miratuar kërkesën e Shalës për të mos marrë pjesë fizikisht në sallën e gjyqit, sa i përket seancës së sotme.
Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt Foglia ka kërkuar nga Zyra Administrative që të organizojë video-lidhjen si dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi në mes të Shalës dhe avokatit të tij.
“Trupi gjykues ka kompetencë të urdhërojë zotin Shala të marrë pjesë fizikisht në çdo seancë, çdo herë që trupi gjykues vlerëson që prania e tij fizike është e domosdoshme ose kur parashikohet kështu nga rregullorja. Rrjedhimisht miratojmë kërkesën e zotit Shala për të marrë pjesë në procesin gjyqësor për ditën e sotme, të marrë pjesë nga qendra e paraburgimit”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.
- Advertisement -
Kryetarja e turpit gjykues i ka kërkuar mbrojtjes që të njoftojë para çdo seance, në rast se Shala nuk dëshiron të jetë fizikisht në sallën e gjyqit.
Seanca në Hagë po vazhdon me dëshminë e dytë në këtë proces gjyqësor, që është dëshmitarja me numrin 6.
Pjetër Shala po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.
- Advertisement -
Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Përfundon dëgjimi i dëshmitarit të parë në gjykimin ndaj Pjetër Shalës
Dëshmitari i parë i Zyrës së prokurorit të Specializuar, në gjykimin kundër Pjetër Shalës, ka përfunduar dëshminë e tij duke thënë se i akuzuari duhet të tregojë se çka ka ndodhur në Fabrikën e Metalit në Kukës. Sipas tij, Shala ka qenë prezent në atë vend për të cilin dëshmitari pretendon se ka qenë kamp ndalimi ku janë keqtrajtuar njerëzit.
Seanca me kundërpyetjet e avokatit mbrojtës të Shalës ka vijuar e mbyllur për publikun.
Mirëpo në fund të saj, dëshmitari ka thënë se babai i tij kishte pasur probleme me shikimin për shkak të torturës që ai pretendon se i është bërë në Kukës.
Sipas dëshmitarit, përgjegjës për këtë është Pjetër Shala.
“Me sa unë e mbaj në mend, diku 2008-ën veç ka filluar me humb shikimin, ka dokumentacionin ku është operuar, por pa sukses, i ka tetë vite prej kohës kur është mbajtur në kamp e përqendrimit, në burg sepse nuk është punë kamp, kështu që të gjitha i kanë ardhur nga aty, nga torturat çnjerëzorë deri në alivanosje ku babai tregonte që kur kanë ardhur njerëzit e tjerë u kanë thënë merre rrehe ti, tortura të ndryshme nga këta tre persona, me persona të tjerë që ka pasur, emrat nuk ka mundur t’i identifikoj. Mirëpo i dyshuari duhet të tregojë për të gjitha, çka është bërë aty, se ka qenë aty prezent, ka ushtruar dhunë, me gjithë personat e tjerë”, ka thënë dëshmitari.
Në ditën e parë të dëshmisë së tij, ai ka thënë se në maj të vitit 1998 disa persona kishin shkuar në shtëpinë e tij për të kërkuar dorëzimin e armëve.
Sipas tij, dy nga ta ishin futur në oborr për të biseduar, ndërsa të tjerët kishin qëndruar jashtë oborrit dhe me armë në duar.
Në këtë grup, sipas dëshmitarit ka qenë edhe Pjetër Shala.
Tutje, dëshmitari ka thënë se babai i tij ishte kidnapuar dhe dërguar në një fabrikë metali në Kukës.
Aty, sipas tij, ai ishte keqtrajtuar deri në kthimin e tij në shtëpi 13 ditë më vonë.
Ky është dëshmitari i parë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe i njëjti ka dëshmuar nën masa mbrojtëse duke mbajtur të fshehur identitetin.
Seanca në Hagë do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarit të dytë të ZPS-së, i cili mban numrin 6.
Pjetër Shala po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.
Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Pjetër Shalës
Seanca e Gjykatës Speciale ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala ka vazhduar këtë të martë.
Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.
Më 19 prill 2021, Shala pati paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake dhe u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.