Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova prezantoi masat e përgatitura nga qeveria në Beograd për serbët në Kosovë duke thënë se “janë planifikuar edhe 28 milionë euro shtesë”.
Në takimin që u mbajt në Rashkë, Vuçiq tha se kanë disa çështje të rëndësishme dhe masa sociale dhe ekonomike për të cilat janë marrë vesh në ndërkohë.
“Erdha me kërkesa të gatshme që Ana, ministrat përkatës dhe unë bashkë me Zyrën për Kosovë t’i bënim dhe më pas do të shkojmë te situata politike dhe e sigurisë, te problemet e sigurisë, politike… Në përputhje me atë që do të thoni, ne do të nxjerrim konkluzione të caktuara, do të mundohemi ta obligojmë edhe Qeverinë edhe Presidentin që të veprojnë në përputhje me rrethanat”, tha ai.”, shkruan N1, transmeton Klankosova.tv.
“Në total – ajo që kemi parashikuar – janë 28 milionë euro, përveç asaj që deri më tani kemi ndarë dhe kemi vendosur për Kosovën dhe këto mjete financiare janë menjëherë në dispozicion”, deklaroi Vuçiq.