Vendimi për bojkot të këtyre zgjedhjeve nga ana e Kryetarit të Partisë së Serbëve të Kosovës, Jabllanoviç për presidentin serb ishte vendim i zgjuar dhe i mençur.
“Ka njerëz nga perëndimi që po krijojnë një cirk. Ata mendojnë se mund t’i detyrojnë serbët të duan një Kosovë të pavarur duke paguar disa OJQ dhe media për t’i detyruar ata të votojnë. Në mënyrë ironike, ata e kanë bashkuar popullin serb, kanë bashkuar njerëzit që mendojnë ndryshe. Askush nuk do të shkojë në kontejneret e policisë kosovare dhe të votojë për Albin Kurtin sepse ai zyrtarisht dëshiron që me partinë e tij të jetë pushtues i katër komunave serbe në veri.”
I pyetur për deklaratën e ambasadorit amerikan, Christopher Hill se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës, Vuçiç tha se ai është një njeri serioz, një intelektual që e kupton mirë situatën.
Vuçiç theksoi se serbët e Kosoves do të mbijetojnë pavarësisht synimeve dhe përpjekjeve për t’i dëbuar ata nga shtëpitë e tyre dhe se ata do të vazhdojnë ta duan vendin e tyre të vetëm që kanë – Serbinë.
- Advertisement -
Ai tha se ishte i gatshëm, të shkojë në referendum, nëse opozita serbe e vë në dyshim legjitimitetin në pushtet.