Serbët lokal kanë bllokuar rrugën që dërgon në Leposaviq. Policia e Kosovës në këtë fshat ka filluar të ndërton një bazë të re kufitare. Ndërsa muaj me parë qeveria ka shpronësuar disa toka në veri të Kosovës.
Sipas mediave serbe, banorët e Drenës, afër Leposaviqit, janë të vendosur që të bllokojnë në çdo mënyrë për të anuluar, siç thonë ata, vendimin e kundërligjshëm të autoriteteve të Prishtinës për ndërtimin e një baze në fshatin Zaselje.