Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, është larguar nga Lindja e Mesme.
Ai ka shprehur optimizmin që ende ka hapësirë për arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe ndërprerjen e luftimeve në Gaza, raporton CNN, përcjell KlanKosova.tv.
Pas një dite intensive me takime në Izrael, Blinken ka thënë se përgjigja e Hamasit “krijon hapësirë që marrëveshja të arrihet.
“Do të punojmë pa ndalur derisa të arrijmë atje”, ka thënë Blinken.
- Advertisement -
Këto komente të tij vijnë pak orë pasi që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ofensiva do të vazhdojnë “deri në fitoren e plotë”.