Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Seanca për rastin ‘Banjska’ më 17 prill, nuk merret vendim për gjykim në mungesë
Lajme

Seanca për rastin ‘Banjska’ më 17 prill, nuk merret vendim për gjykim në mungesë

Published 01/04/2025
Share
SHARE

Gjykata Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti Special, ende nuk ka marrë një vendim për të zhvilluar gjykimin në mungesë për 42 të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku. Këtë e ka konfirmuar për RTK-në zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ndërkohë, seanca për shqyrtimin gjyqësor të çështjes penale ndaj tre të akuzuarve që ndodhen në paraburgim, do të zhvillohet më 17 prill.

Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe që ndodhen në paraburgim, pritet të dalin para drejtësisë më 17 prill.

Megjithatë, 42 të akuzuarit e tjerë për këtë sulm, përfshirë Milan Radoiçiq, nuk do të jenë pjesë e kësaj seance. Në shqyrtimin fillestar, prokurori i rastit, Naim Abazi, kishte kërkuar që të zhvillohej gjykimi në mungesë. Por, Gjykata Supreme e ka lënë në diskrecion të gjykatës së shkallës së parë vendimin për zhvillimin e gjykimit në mungesë. Aktualisht, kjo gjykatë ende nuk ka marrë një vendim, siç ka njoftuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Shala.

“Sa i përket kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit gjyqësor për të akuzuarit V.T., B.S. dhe D.M. është caktuar për 17 prill 2025, në orën 09:30. Ndërsa për të akuzuarit e tjerë, për të cilët është veçuar lënda dhe për të cilët është propozuar gjykim në mungesë, ende nuk është marrë një vendim nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë,” tha për RTK-në zëdhënësja Mirlinda Shala.

- Advertisement -

Avokati i Familjes Bunjaku, Arianit Koci, ka theksuar se është e mundur që gjykimi të zhvillohet në mungesë, por ai ka kërkuar që ky rast të trajtohet me seriozitet, duke e theksuar se nuk bëhet fjalë vetëm për një çështje familjare të familjes Bunjaku, por për një çështje që ka të bëjë me dinjitetin institucional dhe kujtesën shtetërore.

“Vetëm kërkoj që gjykata t’iu ofrojë të akuzuarve të drejtat procedurale që u takojnë me ligj, për të siguruar që aktgjykimi të jetë i drejtë dhe të mos mund të kontestohet më tej në Gjykatën e Apelit,” tha ai.

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar ekstradimin e Milan Radoiçiq dhe të akuzuarve të tjerë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, por ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Ata janë në kërkim ndërkombëtar, dhe ka pasur shtysë edhe nga faktorë ndërkombëtarë për Serbinë që t’i dorëzojë ata drejtësisë së Kosovës.

KosPress Portal 01/04/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Antonini, pritet nga Kryeministri Kurti
Lajme 19/05/2025
Messi në majë të historisë – IFFHS e emëron futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave
Sport 19/05/2025
Vdes foshnja e gjetur pranë mbeturinave në Matiqan – ngjarje që trondit opinionin
Lajme 19/05/2025
Edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit përfundon pa sukses
Lajme 19/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Antonini, pritet nga Kryeministri Kurti

19/05/2025
Lajme

Vdes foshnja e gjetur pranë mbeturinave në Matiqan – ngjarje që trondit opinionin

19/05/2025
Lajme

Edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit përfundon pa sukses

19/05/2025
Lajme

Kaja Kallas në vizitë zyrtare në Kosovë këtë javë

19/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?