Sot, me fillim nga ora 10:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë për herë të tetë seancën konstituive, në përpjekje për ta zgjedhur kryetaren e re të Kuvendit.
Kandidatura e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje do të vihet sërish në votim, por mbetet e paqartë nëse ajo do të sigurojë mbështetjen e nevojshme.
Opozita ka bërë të ditur se nuk do ta përkrahë kandidaturën e saj. Burime nga partitë opozitare kanë deklaruar për Klan Kosova se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar – nuk do ta votojnë Haxhiun për postin e kryeparlamentares.