Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Scholz është shprehur optimist për marrëveshjen Kosovë-Serbi
Lajme

Scholz është shprehur optimist për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Published 07/03/2023
Share
SHARE

Kancelari gjerman Olaf Scholz llogarit me një arritje së shpejti të marrëveshjes së normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Scholz tha të martën, 7.03.23 në Berlin pas takimit me homologun e tij nga Shqipëria Edi Rama, se propozimi franko-gjerman për Kosovën është “tejvajtës dhe shumë i peshuar”.

“Kemi bërë përparime në krahasim me përpara” tha Scholz duke iu referuar edhe deklaratave publike të presidentit Serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. “Kam një ndjesi të mirë se do të bëhet realitet ajo që deri tani nuk ka qenë e mundur”, shtoi kancelari gjerman në përgjigje të një pyetjeje të Deutsche Welle-s.

Samiti i Procesit të Berlinit zhvillohet në tetor në Gjermani

Fokusi i takimit i takimit të Ramës me Scholzin në Berlin ishte  koordinimi për Samitin e Procesit të Berlinit. Në konferencën e kaluar në nëntor 2022 në Berlin u vendos që Shqipëria të jetë mikpritëse e samitit të radhës.  Scholz tha se takimi do të mbahet më 16 tetor në Tiranë. “Është hera e parë që një konferencë e tillë zhvillohet në një kryeqytet të Ballkanit Perëndimor”, tha Scholz. Rama dhe se “samiti do të trajtojë bilancin e arritjeve të këtij procesi dhe objektivat për t’u arritur më tutje, si edhe do të fuqizojë edhe më shumë bashkëpunimin në rajon”.

- Advertisement -

Scholz lavdëroi faktin që tashmë Shqipëria i ka ratifikuar tri marrëveshjet e arritura në nëntor në Berlin për lëvizjen e lirë të qytetarëve me karta identiteti, njohjen reciproke të diplomave dhe njohjen e kualifikimeve të larta për profesione të caktuara, si mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Kancelari gjerman gjithashtu vlerësoi rolin e Shqipërisë si një “partner të besueshëm” në skenën ndërkombëtare. Ai përmendi konkretisht përgjegjësitë që ka marrë përsipër Shqipëria si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe e NATO-s

Kancelari gjerman nënvizoi edhe mbështetjen e mëtejshme të qeverisë së tij në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

KosPress Portal 07/03/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar
Lajme 29/05/2025
Protestë në Veternik: Bizneset bllokojnë hyrjen me kamionë
Lajme 29/05/2025
Chelsea fiton trofeun që i mungonte, Maresca premton: Champions-i është synimi (VIDEO)
Sport 29/05/2025
Konfirmohet një vdekje në Prishtinë nga Policia
Lajme 29/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar

29/05/2025
Lajme

Protestë në Veternik: Bizneset bllokojnë hyrjen me kamionë

29/05/2025
Lajme

Konfirmohet një vdekje në Prishtinë nga Policia

29/05/2025
Lajme

Guerot: Asociacioni nuk krijon entitet si në Bosnje

28/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?