Kancelari gjerman Scholz u shpreh se duhet të bëhet gjithçka që të pengohet një luftë mes Rusisë dhe NATO-s.
“Kjo është një luftë mes Rusisë dhe Ukrainës”, tha Scholz gjatë vizitës në Amerikën Jugore në një konferencë për shtyp.
“Kjo nuk ndryshon aspak ndihmën që i japim Ukrainës në formë financiare, humanitare, apo furnizimin me armë.” Gjermania do të bëjë gjithçka që të mos shkallëzohet situata që çon në një luftë mes Rusisë dhe NATO-s.