Sali Berisha përmes një video ka treguar se Edi Rama dhe qeveria e tij janë nën hetim nga SHBA, kushdo që thotë ndryshe, mashtron në mënyrë të paskrupullt! I bëj thirrje FBI të hetojë edhe guvernatoren Kim dhe lidhjet e saj me McGonigal.
Mirëdita!
Jam sot këtu për të denoncuar para shqiptarëve dhe para opinionit publik ndërkombëtar kodin e heshtjes që aplikojnë disa persona ndaj ngjarjes që ka tronditur thellë opinion publik të SHBA, Europës dhe mbarë vendeve të lira.
Afera Edi Rama McGonigal është një nga aferat më të shëmtuara. Është një akt të cilin mund ta ndërmerrnin Enver Hoxha, Spiro Koleka, Kim Jong Un, dhe vetëm ata. Është një akt që kurrë një kryeministër i një vendi partner nuk mund t’i lejonte vetes të ndërmirrte ndaj SHBA, vendit më kryesor në sigurinë e paqes në hapësirën Euro-Atlantike dhe në botë.
- Advertisement -
Ndaj kësaj ngjarje tronditëse, Edi Rama u zhduk 5 ditë me kodin absolut të heshtjes. Edi Rama nuk foli një fjalë. U sëmur nga gripi. Nga gripi diplomatik.
Burime të tjera thonë se fluturoi jashtë vendit, por një gjë është e sigurt. 5 ditë me rradhë kur të gjitha mediat e botës lakonin për zi emrin e tij, për fat të keq edhe të Shqipërisë që kishte përdorur një ish-oficer të sigurimit të shtetit për të korruptuar njeriun më të jashtëzakonshëm të agjencisë më të fuqishme të planetit, shefin e kundër-inteligjencës së FBI, Charles McGonigal.
Edi Rama hesht si kurrë ndonjëherë në jetën e tij. Burime plotësisht të besueshme më kanë informuar se në heshtjen e Edi Ramës, një rol të veçantë ka guvernatorja Yuri Kim, e cila i ka kërkuar atij të mos bëjë asnjë deklaratë. Po këto burime informojnë se, deklarata qesharake e Edi Ramës për të përgënjeshtruar miqësinë e tij me McGonigal, të cilin edhe mediat më të famshme amerikane po e tallin, se e ka patur në konceptin anglisht, dhe jo shqip, punën e mikut dhe të miqësisë, ka qenë një këshillë e guvernatores.
Këto janë çështje të hetimit. Uroj që qeveria e SHBA të hetojë hollësisht këto marrëdhënie.
Në këto momënte kur flet e gjithë bota, kur ziejnë mediat e botës dhe jo vetëm SHBA, ajo që bën përshtypjen më të madhe. Edhe viktimë Basha ka mbyllur gojën si me zinxhir. A mund të imagjinoni ju ndonjëherë një rast kur krimineli e vrau atë që përdori, një nga njerëzit më të fuqishëm të planetit të kundër-zbulimit kundër tij? Tani nuk flet prej 7 ditësh asnjë fjalë, sikur nuk ekziston.
- Advertisement -
Ftoj shqiptarët të pyesin, si ka mundësi?
Tani që u bë e qartë se Edi Rama ka përdorur McGonigal si vrasës me pagesë në aferën Muzin kundër tij, nuk thotë një fjalë të vetme. Gjithçka flet, se përsëri guvernatorja qendron prapa heshtjes së tij të turpshme.
Mirë Rama që është autori i një vepre makabër, po viktima e tij si nuk gjen forcë që të shqipërojë një fjalë të vetme?
- Advertisement -
I bëj thirrje cdo shqiptari të shtrojë pyetjen: Çfarë ndodh? Si ka mundësi? A ka një detyrim minimal ky njeri? Qoftë edhe ndaj atyre njerzve që e kanë mbështetur deri në fund, por edhe tani madje e mbështesin. Të bëjë transparencë, dhe kush i bën presion për të mbyllur gojën. Unë nuk jam i habitur, unë e kam qujtur png atë. E kam quajtur për shumë kohë peng-Basha, por në situatën e re të krijuar, ai ka një detyrim. Njeriu gjithmonë ka një detyrim jashtë vetes së tij.
Ky është kodi i heshtjes që zbatohet me fanatizëm si nga krimineli, edhe nga viktima.
Të jem i sinqertë, kodi i heshtjes po zbatohet me fanatizëm nga guvernatorja, e cila nuk ka lënë gjë pa komentuar, tani për një ngjarje që ka tronditur të gjithë botën, për një thikë pas shpine të rëndë, njerëzit e saj të preferuar në Shqipëri që i komandonte, i përkëdhelte dhe bënte çtë donte me ta, nuk shqipëron një fjalë të vetme.
Si është e mundur kjo? Çfarë interesash përfaqëson guvernatorja? A mund të shpjegojë kush? A ka shqiptar që nuk pret një reagim të saj për këtë ngjarje? Përsëri ju them unë, komentet për këtë ngjarje janë përveluese. Për kë? Për ata që janë të implikuar në këtë.
Në llojin e saj, guvernatorja është një McGonigal, ndaj të cilës janë shumë akuza për të gjitha format e korrupsionit. Por nëse McGonigal nisi me manipulimet me dosjen ruse, guvernatorja vazhdoi veprën e saj me shpifje e trillime, me sulme aprincipiale, duke dëshmuar se nuk ka asnjë parim, asnjë vlerë.
Duke rendur nga studio në studio, nga zyra në zyrë, me akuza pa asnjë baze, false, me një qëllimi të vetëm të shkatërronte opozitën, t’i caktonte kryetarin e saj.
Nuk është kjo që e bën të aplikojë kodin e heshtjes guvernatorja. Jo, arsye të tjera. Ndaj dhe unë u bëj thirrje FBI, agjencive të tjera të SHBA, të hetojnë se cilat kanë qenë qëndrimet e saj ndaj McGonigal. Ka informuar ajo vendin e vet për takimet që ai ka pasur, për veprimtarinë e tij, për vizitat e shpeshta në Shqipëri?
Ka informuar ajo vendin e vet për Deripaskën në Shqipëri, për kompanitë e tij që fryheshin si shushunja në Shqipëri, deri në janar të vitit 2022, paçka se prej katër vitesh ishin nën sanksione të rrepta të SHBA?
Ka pasur ajo dreka e darka me ekipin Rama-McGonigal?
Këto dhe gjëra të tjera mendoj se janë të rëndësishme për autoritetet e vendit mik për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje.
Së fundmi, të dashur qytetar dhe qytetare.
Këto ditë, moria e lakejve, e lëpirësve, kanë gjithçka që t’ju disinformojnë ju në mënyrëm më të shëmtuar dhe të neveritshme. Ata ju kanë mashtruar ju se Edi Rama nuk është nën hetim. Ky është një trillim i paskrupullt, i pacipë. Të tjerë mund ta kenë bërë me naivitet. Por sidoqoftë ky është një akt i shëmtuar ndaj informimit të publikut shqiptar.
Edi Rama me vendimin e gjykatës së SHBA është nën hetim total. Ky dokument i publikar nga Business Insider në shtator të vitit 2022 është dokumenti që fakton se gjykata e SHBA (Grand Juria), juria me 24 vetë, është juria më e madhe për çështjet më sensitive ka autorizuar prokurorin. Ka kërkuar nga Grand Juria, dhe ka paraqitur aty këto kërkesa që i ka miratuar një për një Grand Juria për të hetuar ai.
Prokuri në SHBA për të nisur hetimin me qeverinë sqhiptare, me Edi Ramën, etj. me rradhë, ka marrë autorizimin e gjykatës.
Të gjithë ata të dashur qytetarë që iu thonë ju se Edi Rama është nën hetim, mashtrojnë në mënyrë të paskrupullt. Janë lëpirës me pagesë, ose njerëz me njohuri zero juridike.
Një urdhër i tillë është hetim dhe vetëm hetim.
Dhe ky urdhër thotë se e kam lexuar në shtator dhe po e lexoj përsëri:
-Regjistrime, dokumente, materiale të lidhura me sa vijon, Çdo dhe të gjithë regjistrimet, materialet nën posedim, që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi, por jo vetëm të mesazheve, teksteve celulare, mesazheve, emaileve elektronike, mesazheve të enkriptuara, mesazhet në aplikacion, zanore, letrat, shënimet mes jush dhe Charles McGonigal lidhur me pikat në çështjet që vijojnë:
A. Agron Neza, Spectrum Risk Solution dhe A & E International. Donald Aviv, Thomas Fitzgerald dhe Guardian Consulting LLC. Lou Bladel dhe Ersnt and Young Global Limited.
Kush është Lou Bladel? Është ish-paraardhësi i McGonigal në disa kontrata me Edi Ramën.
E. Qeveria e Republikës së Shqipërisë ose çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
A e kuptoni zotërinj? Çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, përfshirë, por jo kufizuar, kryeministrin Edi Rama. Pra, është qeveria e Republikës së Shqipërisë, çdo person i lidhur me të, dhe kryeministri Edi Rama.
Çfarë do të thotë kjo?
Nuk është vetëm Edi Rama, janë të gjithë ministrat, janë të gjithë agjencitë e lidhura. Ky është hetimi më global që i është bërë qeverisë së Shqipërisë në tërë historinë e saj.
A është kjo qeveria? A përbëhet nga ministrat? Urdhëri i gjykatës thotë qeveria, Edi Rama, dhe jo vetëm ai.
Të hetohet çdo udhëtim që ka bërë Charles McGonigal në Republikën e Shqipërisë, Kosovës dhe Malin e Zi. Çdo udhëtim.
Pagesa, ose dhurata që i janë bërë Charles McGonigal-it nga Agron Neza, Dorian Duçka, ose nga çdo person tjetër i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
Ata që thonë që thonë se nuk është nën hetim Edi Rama, ata mashtrojnë dhe vetëm mashtrojnë.
Madje duhet të them këtu se prokurori nuk dërgon në gjykatë çdo problem, dërgon ato më kryesoret. Ato që ai gjykon se pa autorizim gjykate nuk mund të bëjë hapin, por ruan në dosje shumë të tjera që, ose nuk i ka konkluduar akoma, ose nuk do që t’i ekspozojë deri në ditën e gjyqit.
Pra, këto janë të vërtetat.
Edhe njëherë, jam këtu për t’i thënë Edi Ramës: Largohu! Jep dorëheqjen menjëherë! Bashkë me kabinetin tënd të kalbur. Di që ka ministra të cilët kanë paraqitur dorëheqjen për shkak të kontakteve që ata kanë patur me McGonigal, por nqs bëhet fjalë zëdhënës të hapur të interesave ruse në Shqipëri, ky është Damian Gjiknuri.
Gjykata, siç e dini, rrëzoi me një vendim të drejtë tenderin që iu dha kompanive ruse në tri zona për shpim nafte në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit. Për të njëjtat motive që përjashtoi kompani të tjera Perëndimore.
Pra, jemi vetëm në fillimin e një tërmeti, dhe dua t’i them Edi Ramës që ky do të jetë një cunam popullor. S’të mbron më askush!
Erion Veliaj kreu një udhëtim të fshehtë. Është në tavë. Është kokë e xhep i implikuar. Shkoi për të dëshmuar, apo për ndonjë arsye tjetër, atë le ta sqarojë hetimi, por ky pushtet është i kalbur dhe duhet të ikë një ditë e më parë.
Faleminderit!
Joldiz Mitro, Tv Klan: Ju thatë se jeni në dijeni se disa ministra të kabinetit Rama kanë paraqitur dorëheqjen. A mund të dimë se cilët janë emrat e këtyre ministrave?
Berisha: Unë disponoj dokumenta autentike për atë që thashë. Keni shumë të drejtë për pyetjen. Do t’i bëj publike në momentin e dhënë. Disponoj dokumente të pakundërshtueshme.
– Vetëm pak minuta më parë ju jeni takuar me Kryetarin e Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta. Keni diskutuar për një datë proteste dhe nëse mund të jetë më e mundshmja ditën e enjte përpara Parlamentit, pasi ju ditën e enjte ju jeni i përjashtuar nga punimet e Kuvendit nuk do të merrni pjesë në seancën plenare?
Berisha: Sigurisht që diskutuam për gjendjen kritike në vend, dhe mënyrën e përballimit të kësaj situate tepër kritike. Diskutuam gjerësisht dhe gjetëm pajtim të plotë në mendime për qendrimet që duhet të mbajmë.
Parlamenti Linda-Rama, ka humbur çdo legjitimitet me aktet që bën. Në fakt jo Linda e Surrelit, por për atë të Parlamentit e kam fjalën.
– Pak ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i PD depozitoi në KQZ listat e anëtarëve për KZAZ-të. Sakaq, edhe grupimi Alibeaj ditën e djeshme ka depozituar në KQZ listën e anëtarëve të KZAZ. Në kushtet kur KQZ njeh vulën dhe logon e PD të kryesuar nga z.Alibeaj, cili do të jetë qendrimi që do të mbani ju?
Berisha: KQZ nuk mund të njohë vendim tjetër përveç atij të Gjykatës së datës 25 të vitit 2022. Ai është vendim i plotë për çdo vend të lirë të planetit, dhe ai nqs zbaton porositë politike të një njeriu që meriton të jetë për aktin korruptiv në burg, për dëmin shkatërrimtar që iu bëri marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA, dhe ju garantoj ju që në dy apo më shumë dekada nuk riparohet.
Sepse SHBA-të mund ta kenë pritur një akt të tillë dhe mund të kenë qenë të kujdesshme ndaj Koresë së Veriut, Mianmarit, Vladimir Putin-it, Lukashenkos, por kurrë nga një vend anëtar i NATO-s.
Ndaj edhe, shqiptarë përbuzeni, përçmojeni këtë njeri pa moral që të duket sikur u hakmorr për etërit e tij nga SHBA me aktin që bëri.
PD do marrë pjesë në zgjedhje, do fitojë, do i japë vendin e merituar Edi Ramës në koshin e historisë.
– Në rast se KQZ nuk ju regjistron ju z.Berisha, cili do të jetë aksioni që do të ndërmerrni?
Berisha: Ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do i japim vendin e merituar Edi Ramës. Kjo është përgjigja.