Forcat pushtuese ruse po vazhdojnë sulmet përgjatë vijës së frontit në lindje të Ukrainës.
Gjatë 24 orëve të fundit, ushtria ruse ka kryer gjashtë sulme me raketa dhe 24 sulme ajrore, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase. Shtabi po ashtu tha se ka pasur 75 sulme me artileri, përfshirë një ndaj një objektivi civil në rajonet lindore dhe juglindore të Harkivit, Donjeckut, Dnipropetrovskit dhe Hersonit. Ushtria shtoi se ka pasur një numër të paspecifikuar të viktimave në mesin e civilëve.
Ndërsa siç raportohet nga inteligjenca britanike, ruse ka të ngjarë që nga fillimi i janarit po përgatitet që të kryejë në ofensivë të madhe, me qëllim që të marrë kontrollin e pjesëve të Donjeckut, që kontrollohen nga Ukraina.