Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Rumania dhe Letonia njoftojnë për shkelje të hapësirës së tyre ajrore nga dronë rusë
Lajme

Rumania dhe Letonia njoftojnë për shkelje të hapësirës së tyre ajrore nga dronë rusë

Published 09/09/2024
Share
SHARE

Dy shtete, anëtare të NATO-s, thanë të dielën se dronët rusë shkelën hapësirën e tyre ajrore. Rumania njoftoi se një dron rus shkeli hapësirën e saj ajrore gjatë sulmeve të natës që ndërmori Moska kundër Ukrainës fqinje. Ndërkohë, Letonia njoftoi se një dron rus u rrëzua në pjesën lindore të vendit një ditë më parë.

Një dron rus hyri në territorin rumun herët të dielën ndërsa Moska goditi “objektiva civilë dhe infrastrukturën portuale” përtej Danubit në Ukrainë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Rumanisë.

Bukureshti aktivizoi avionë luftarakë të tipit F-16 për patrullimin e hapësirës ajrore ndërsa njoftoi banorët e dy rajoneve lindore përmes mesazheve me tekst, thanë zyrtarët rumunë.

Rumania tha se po heton mundësinë e një pike ku mund të ketë rënë mjeti fluturues në një zonë të pabanuar përgjatë kufirit me Ukrainën. Nuk ka patur njoftime për viktima apo dëme.

- Advertisement -

Më vonë të dielën, Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Sprūds, tha se një dron rus ishte rrëzuar një ditë më parë pranë qytetit Rezekne dhe me gjasë ishte futur në Letoni nga Bjellorusia fqinje.

Qyteti Rezekne, me mbi 25,000 banorë, shtrihet rreth 55 kilometra në perëndim të Rusisë dhe rreth 75 kilometra nga Bjellorusia, aleati i ngushtë i Kremlinit.

Ndërsa shkelja e hapësirës ajrore të Letonisë duket të jetë një incident i rrallë, Rumania ka konfirmuar disa raste të gjetjes së fragmenteve të dronëve në territorin e saj që nga fillimi i agresionit ruk kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Rasti më i fundit u njoftua në korrik të këtij viti.

Mircea Geoană, zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s në largim dhe ish-diplomat i lartë rumun, tha të dielën në mëngjes se aleanca ushtarake e dënoi shkeljen e hapësirës ajrore rumune nga Rusia.

“Ndërsa nuk kemi asnjë informacion që tregon për një sulm të qëllimshëm nga Rusia kundër aleatëve, këto akte janë të papërgjegjshme dhe potencialisht të rrezikshme”, shkroi ai në platformën e mediave sociale X.

- Advertisement -

Ushtria e Letonisë tha të dielën se nuk kishte tregues se Moska apo Minsku i kishin nisur dronët qëllimisht drejt vendit të saj. Në një deklaratë publike, ushtria letoneze tha se kishte identifikuar vendin e rrëzimit të dronit dhe se po vazhdonin hetimet. Ministri i Mbrojtjes së Letonisë, Andris Sprūds, u përpoq ta minimizonte rëndësinë e inkursionit me dron.

“Mund të konfirmoj se nuk ka viktima apo dëme materiale”, tha zoti Sprūds për Radion Letoneze të dielën, duke shtuar se çdo rrezik ishte eliminuar menjëherë. “Natyrisht, është një incident i rëndë, pasi është një kujtesë tjetër se pranë çfarë shtetesh fqinje jetojmë”.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, i quajti inkursionet, siç u shpreh ai, “një kujtesë se veprimet agresive të Federatës Ruse shkojnë përtej kufijve të Ukrainës”.

- Advertisement -

“Përgjigja kolektive e aleatëve duhet të jetë mbështetja maksimale për Ukrainën tani, për t’i dhënë fund (agresionit rus), për të mbrojtur jetët dhe për të ruajtur paqen në Evropë”, tha zoti Sybiha në një postim në rrjetin X.

KosPress Portal 09/09/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Nga IMPACT 2025, Kurti forcon lidhjet me SHBA – takim me Kerryn
Lajme 14/05/2025
Aeroplani 400 milionë dollarë nga Katari – Trump përballë kufizimeve ligjore
Lajme 14/05/2025
Biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, FSHF sqaron procedurat
Sport 14/05/2025
Forcohet partneriteti ushtarak: Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshjen CISMOA
Lajme 14/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Nga IMPACT 2025, Kurti forcon lidhjet me SHBA – takim me Kerryn

14/05/2025
Lajme

Aeroplani 400 milionë dollarë nga Katari – Trump përballë kufizimeve ligjore

14/05/2025
Lajme

Forcohet partneriteti ushtarak: Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshjen CISMOA

14/05/2025
Lajme

Presidenti i Komisionit Evropian viziton Kosovën – në fokus bashkëpunimi me Osmani dhe Kurtin

14/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?