Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj dhe anëtarë të tjerë të Menaxhmentit, u pritën sot nga drejtori i ri i Radiotelevizionit të Shqipërisë, Alfred Peza, dhe kabineti i tij drejtues.
Krerët e RTK-së dhe të RTSH-së u dakorduan që të themelojnë sa më parë një Grup punues, me qëllim të bashkëpunimit programor.
Në vazhdën e organizimeve të Transmetuesit Publik të Kosovës për Festivalin e Këngës së RTK-së, kryetari i Bordit, Besnik Boletini, kërkoi nga Menaxhmenti i RTSH-së përkrahje në lobim, me qëllim që RTK të jetë e ftuar vitin e ardhshëm në Eurovizion, në cilësinë e pjesëmarrëses.
Kreu i Bordit dhe Drejtori i Përgjithshëm u pritën edhe nga kryetari i Bordit Drejtues të RTSH-së, Leka Bunga, me të cilin biseduan për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit RTK-RTSH.
- Advertisement -
![](https://kospress.net/wp-content/uploads/2023/07/cap.jpg)
![](https://kospress.net/wp-content/uploads/2023/07/cap1-1024x594.jpg)