Nga informacionet e para, avioni ishte nisur nga fusha ajrore e Villafranca për një mësim në një kurs për pilotët rekreativë.
Sipas një dëshmitari okular, aeroplani papritmas bëri dy rrotullime dhe ra në një fushë. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për sigurimin e vendit të ngjarjes, frenimin e rrjedhjes së karburantit dhe nxjerrjen e dy trupave.