Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë konvertimin e patentë shoferëve nga ato ilegalet në ato të Republikës së Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për RTKlive se deri dje janë konvertuar 5982 patentë shoferë.
“Në Leposaviq janë konvertuar 1824 patentë shoferë, në Mitrovicën Veriore 1449, në Zubin Potok 908, në Zveçan 1099, në Graçanicë 208, në Kamenicë 93, në Shtërpcë 64 etj”, tha ai.
Ndryshe në maj të këtij viti ka filluar procesi i aplikimit për konvertim të patentë shoferëve. Pas kërkesave të shumta, Ministria e Brendshme ka marrë vendim që afati i cili pritej të përfundonte nesër të shtyhet edhe për dy javë të tjera, deri më 23 gusht.
- Advertisement -
Pas kësaj date nuk do të jetë më i mundur përdorimi i patentë shoferëve serbë, që janë lëshuar për qytetarët e Kosovës.