Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se të gjitha marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohen. Rohde u pajtua kështu me kryeministrin Albin Kurtin, i cili të dielën ka kërkuar zbatim të plotë të të gjitha pikave të marrëveshjes së dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër.
“Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel duke diskutuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.Nuk duhet të ketë zbatim të pjesshëm dhe as vonesa në zbatimin e saj.Më 18 mars në Ohër, HR/VP Josep Borrell shpalli zyrtarisht marrëveshjen.Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë”, deklaroi kryeministri Kurti.
Me këtë deklaratë u pajtua ambasadori gjerman, Jorn Rohde.
“Plotësisht dakord – zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia është nevoja e kohës”, ka shkruar Rohde në Twitter. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në Ohër më 18 mars, por Beogradi zyrtar ka kontestuar disa pika të kwsaj marrëveshje.