Më 26 mars, Kenia njohu pavarësinë e Kosovës.
Ky hap u mundësua falë iniciativës së ish-presidentit Behgjet Pacolli, raporton Klankosova.tv.
Për këtë ngjarje të rëndësishme ka raportuar edhe agjencia e njohur ndërkombëtare, “Reuters”.
“Kenia ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, duke u bërë vendi i parë që e bën këtë pas pothuajse pesë vitesh përpjekjesh të dështuara për të siguruar njohje të mëtejshme ndërkombëtare,” thuhet në njoftimin e “Reuters”.
- Advertisement -
Mbi 110 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve evropiane, kanë njohur pavarësinë e Kosovës.