Nuk kanë të ndalur problemet në Turqi, ku pas tërmetit që i mori jetën mijëra njerëzve, reshje të dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në shumë zona.
Sipas raportimeve të mediave turke, të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën, mes tyre një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.
Zonat që morën goditjen më të madhe ishin Sanliurfa, ku humbën jetën katër persona dhe Antijaman, ku një person humbi jetën.