Shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, thotë s e strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës.
Vela thotë se Serbia mban përgjegjësi të plotë për gjendjen që është krijuar në veri të vendit.
“Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren”, shkroi Vela në Twitter, teksa ka shtuar se “Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”.21Media