Është bërë e ditur se Shqipëria do të hapë së shpejti ambasadë në Kiev, pikërisht në 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes shteteve, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Dy liderët diskutuan edhe për ndihmat ushqimore dhe humanitare që Shqipëria pritet të dërgojë në Ukrainë.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka konfirmuar se për pak ditë do të dërgohen disa ambulanca dhe ndihma ushtarake. Kujtojmë që Ukraina mbush gati një vit që është në luftë ndaj agresionit rus.