Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën në Shkup, deklaroi se ende ka shpresë për takimin me kryeministrin Albin Kurti, pasi ky i fundit sipas Ramës, nuk e ka harruar Kanunin, që kur të vjen në shtëpi, edhe hasmit i hapet dera.
“Unë kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe është e ndaluar ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën”, tha Rama.
Ai, gjithashtu, tha se Procesi i Berlinit nuk ka ngecur nga iniciatorët e Ballkanit të Hapur, ndërsa përsëriti se tani është koha që vendet e Ballkanit të zhyten me mendje dhe me zemër në këtë proces.
Më 16 tetor 2023, Tirana zyrtare do të presë samitin e Procesit të Berlinit. Por qeveria shqiptare ka nisur përgatitjet që tani. Në këtë kuadër, kryeministri Edi Rama, do të nisë të enjten një vizitë në rajon e cila fillon nga Shkupi.
- Advertisement -
Pas Maqedonisë së Veriut, Rama ka udhëtar drejt Kosovës, ku do të takojë presidenten Vjosa Osmani, ndërsa ende nuk është konfirmuar takimi me kryeministrin Albin Kurti.