Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas takimit të djeshëm në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Vuçiqit.
Rama ka thënë se askush nuk duhet ta akuzojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për tradhti, duke shtuar se ai ka bërë gjënë e duhur të hënën në Bruksel.
Në një postim në Twitter Rama ka shkruar se Kurti ka hedhur një hap drejt daljes nga kurthi i së djeshmes.
“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!”, ka shkruar Rama.