Kryeministri Edi Rama i është momentalisht në anestezi pasi po i nënshtrohet në operacioni në spital, konfirmoi noa.al nga burime zyrtare të Kryeministrisë.
Duke folur para pak, për informacion për ndërhyrjen kirurgjikale të z. Rama të njëjtat burime thanë:
“Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.
- Advertisement -
Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT”.
Më herët kryeministri e njoftoi ndërhyrjen kirurgjikale një muaj më parë kur ai po vizitonte hapjen e spitalit ditor brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
“Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje, kam një hernie inguinale që… i kam mësuar edhe emrin…
Se kësaj diskales nuk kërkoj mjek se punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbajtje para ushqimit që të mos rëndohe. shumë me kolonën e lodhur nga basketbolli, por kësaj inguinales me sa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do të vij prapë”, ka deklaruar Rama.
Ky është operacioni i dytë që kryeministri Rama kryen në QSUT. Në prill të 2023-shit, ai hoqi apendecitin.
- Advertisement -
Çfarë është hernie inguinale
Një hernie inguinale ndodh kur indet, të tilla si një pjesë e zorrëve, dalin përmes një vendi të dobët në muskujt e barkut. Fryrja që rezulton mund të jetë e dhembshme, veçanërisht kur kolliteni, përkuleni ose ngrini një objekt të rëndë. Megjithatë, shumë hernie nuk shkaktojnë dhembje.
Një hernie inguinale nuk është domosdoshmërisht e rrezikshme. Mjeku ka të ngjarë të rekomandojë kirurgji për të rregulluar një hernie inguinale që është e dhembshme ose e zmadhuar. Riparimi i hernies inguinale është një procedurë e zakonshme kirurgjikale.
- Advertisement -
Simptomat:
Shenjat dhe simptomat e hernies inguinale përfshijnë:
një fryrje në njërën ose në të dyja anët e rrëzës së kofshës
një ndjesi djegieje ose dhembjeje në fryrje
dhembje ose diskomfort kur përkuleni, kolliteni ose ngriheni
herë pas here, dhembje dhe ënjtje rreth testeve kur zorra zbret në skrotum
Kujdes: Nëse nuk jeni në gjendje ta shtyni hernien brenda, përmbajtja e hernies mund të bllokohet (inkarcerohet) në paretin abdominal. Një hernie e bllokuar mund të jetë kërcënuese për jetën nëse nuk trajtohet në kohë.
Shenjat dhe simptomat e një hernie të bllokuar përfshijnë:
të përziera, të vjella ose të dyja
ethe
dhembje të papritur që rritet shpejt
hernia ndryshon ngjyrë duke u bërë e kuqe, vjollcë ose e errët
pamundësia për të eleminuar gazra
Shkaqet:
Disa hernie inguinale nuk kanë ndonjë shkaktar specifik, të tjera mund të ndodhin si rezultat i:
presionit të shtuar intra-abdominal
një pike të dobët ekzistuese në paretin abdominal
sforcimit gjatë lëvizjeve të zorrëve ose urinimit
aktivitetit të sforcuar
shtatëzënisë
kollitjes ose teshtitjes kronike
Faktorë rreziku:
Faktorët që kontribuojnë në zhvillimin e një hernie inguinale janë:
gjinia mashkull – pasi burrat kanë tetë herë më shumë gjasa të zhvillojnë një hernie inguinale sesa gratë;
mosha e madhe – sepse muskujt dobësohen me kalimin e viteve;
historia familjare;
kolla kronike – psh si pasojë e duhanpirjes;
kapsllëku kronik;
shtatzënia – pasi të qënurit shtatzënë mund të dobësojë muskujt e barkut
lindja e parakohshme dhe foshnjat që lindin me peshë të ulët;
herniet inguinale të mëparshme ose riparimi i hernies – edhe nëse hernia juaj e mëparshme ka ndodhur në fëmijëri, ju keni rrezik më të lartë për të zhvilluar një hernie tjetër inguinale.
Komplikimet
Komplikimet e një hernie inguinale përfshijnë:
Presion në indet përreth. Shumica e hernieve inguinale zmadhohen me kalimin e kohës nëse nuk riparohen me kirurgji. Te meshkujt, herniet e mëdha mund të shtrihen në skrotum, duke shkaktuar dhembje.
Hernie të bllokuar. Nëse përmbajtja e hernies bllokohet, përmbajtja mund të pengojë zorrën, duke çuar në dhembje të forta, të përziera, të vjella dhe pamundësi për të defekuar ose për të eleminuar gazra.
Hernie të stranguluar. Ndërprerje e furnizimit me gjak në një pjesë të zorrëve. Strangulimi mund të çojë në vdekjen e indit të zorrëve të prekura, e cila është një situate kërcënuese për jetën, që kërkon trajtim të menjëhershëm kirurgjikal.
Diagnostikimi:
Ekzaminimi objektiv është mënyra më e zakonshme e evidentimit të një hernieje inguinale. Nëse diagnoza nuk është lehtësisht e dukshme, iu referohemi ekzaminimeve imazherike si ekografia abdominale, skanimi CT ose MRI.
Mjekimi
Nëse hernia është asimptomatike, këshillohet observim dhe rikontrolle të vazhdueshme.
Herniet e zmadhuara ose të dhembshme, zakonisht kërkojnë kirurgji për të lehtësuar shqetësimet dhe për të parandaluar komplikimet serioze. Riparimi i hernies realizohet me Kirurgji të hapur dhe me atë Laparoskopike.