Ura e Matit ka pësuar dëmtime të shumta prej vitesh, duke rrezikuar shembjen e saj përgjithmonë.
Mirëpo, gjendja e kësaj ure u rëndua gjatë reshjeve të dendura dhe shumë shoqata kanë ngritur alarmin pas degradimit të këmbëve të saj që po i vije fundi.
Përballë këtyre problematikave, qeveria pritet të ndërhyjë e shpëtuar këtë urë monument kulture, e cila njihet si Ura e Zogut ndërtuar në Shqipëri në vitin 1927.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale thotë: “Gati të nisim nga puna për të rilindur Urën e Zogut mbi lumin Mat, monument kulture”.
- Advertisement -
Tashmë, thekson kryeministri, projekti i hartuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, ka marrë dritën jeshile nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, për ndërhyrjen në këtë objekt”.