Sot në Prishtinë qytetarë të shumtë tani më janë mbledhur në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’. Marshi organizohet nga platforma “Liria ka emër” dhe mbahet një ditë para se në Hagë të fillojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre.