Në shënim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qytetarë të shumtë kanë marrë rrugën për në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Qytetarët po nderojnë sakrificën e rezistencën e familjes Jashari me rastin e 27 vjetorit të rënies së tyre.
Homazhe, duke filluar nga ora 10:00 do të bëjnë edhe krerët e shtetit, kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Po ashtu rezistencën e familjes Jashari në shënimin e Epopesë së UÇK-së do ta kujtojnë edhe akterë tjerë politikë të cilët gjatë ditës do të bëjnë homazhe në Prekaz.
- Advertisement -
Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit, sot në ditën e dytë të këtij manifestimi, do të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Nga ora 10:00, drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale do të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit, raporton RTKlive.
Homazhe janë paraparë edhe nga të gjitha komunat e vendit dhe në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve.
Kurse nga ora 19:00, në Prishtinë, është paraparë akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së.
- Advertisement -
Të mërkurën Prekazi u vizitua nga shumë qytetarë të ardhur nga të gjitha viset shqiptare. Kurse, në Qeverinë e Kosovës është mbajtur mbledhje solemne për Epopenë e UÇK-së.
Gjithashtu një manifestim është mbajtur në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë. Në të gjitha aktivitetet u vlerësua lartë sakrifica e familjes Jashari për lirinë e Kosovës.