Sot Qeveria e Kosovës mban mbledhje e radhës, në rend ditë janë 20 pika.
Një nga pikat e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit për Fondin Sovran të Kosovës, si dhe informimi i kabinetit qeveritar për zbatimin e Planit të Veprimit të Agjendës për Refomra Evropiane për periudhën janar-mars 2023.
Pikë tjetër e kësaj mbledhjeje të kabinetit qeveritar do të jetë edhe shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan, me qëllim të ekzekutimit të të dënuarve në Danimarkë.
![](https://kospress.net/wp-content/uploads/2023/06/111.jpg)
![](https://kospress.net/wp-content/uploads/2023/06/222.jpg)