Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës
Lajme

Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës

Published 29/03/2024
Share
SHARE

Kjo u bë e ditur nga zëvendëskryeministri kroat, njëherësh ministër i Brendshëm, Davor Bozhinoviq, i cili edhe prezantoi para kabinetit qeveritar në mbledhjen e djeshme propozimin e Vendimit për fillimin e procedurës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen reciproke dhe zëvendësimin e patentë shoferëve.

“Kjo është një marrëveshje që synon përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e lehtësimit të sigurisë rrugore në territorin e Palëve. Një marrëveshje e tillë tashmë është lidhur nga Republika e Kosovës me disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Bisedimet dhe negociatat për lidhjen e një marrëveshjeje ekuivalente me disa anëtarë të tjerë janë duke u zhvilluar”, tha ministri Bozhinoviq, duke shtuar se miratimi i Vendimit do të mundësonte fillimin e negociatave për draft marrëveshjen, raporton Klankosova.tv.

Aktualisht, në Kroaci, 590 shtetas të Kosovës kanë marrë qëndrim të përhershëm, dhe 8082 prej tyre kanë marrë qëndrim të përkohshëm. Në Kosovë janë të regjistruar 1497 shtetas kroatë, ndërsa 60 shtetas kroatë me vendbanim në Kroaci janë të regjistruar për zhvendosje të përkohshme për në Kosovë.

“Projektmarrëveshja përcakton procedurën e njohjes dhe zëvendësimit, si dhe mënyrën e verifikimit të vlefshmërisë dhe autenticitetit të patentë shoferëve, dhe pas përfundimit të negociatave, Ministria e Punëve të Brendshme do të dorëzojë në Qeveri një raport për negociatat e zhvilluara dhe rezultatin e tyre. Zbatimi i kësaj Marrëveshjeje nuk do të kërkojë mjete shtesë financiare nga Buxheti i Shtetit”, përfundoi ministri Bozhinoviq.

- Advertisement -

Qeveria e Republikës së Kroacisë, me propozim të MPB-së, ka miratuar Vendimin për fillimin e procedurës për lidhjen e marrëveshjes në fjalë. /Klankosova.tv

KosPress Portal 29/03/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kurti shkarkon Arbër Vokrrin pas akuzave ndaj diplomatëve ndërkombëtarë
Lajme 23/05/2025
Ancelotti mbyll një epokë te Real Madridi – por zemra mbetet në “Bernabéu”
Sport 23/05/2025
Rruga e re drejt jugut – Tuneli i Llogorasë, pa kosto deri në fund të sezonit
Lajme 23/05/2025
Kosova nikoqire e NATO-s: Të hënën fillon ‘Defender Europe 2025’
Lajme 23/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Kurti shkarkon Arbër Vokrrin pas akuzave ndaj diplomatëve ndërkombëtarë

23/05/2025
Lajme

Rruga e re drejt jugut – Tuneli i Llogorasë, pa kosto deri në fund të sezonit

23/05/2025
Lajme

Kosova nikoqire e NATO-s: Të hënën fillon ‘Defender Europe 2025’

23/05/2025
Lajme

Dënohet për krime lufte – Çaslav Joliq merr 5 vjet e 6 muaj burg

23/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?