Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Qeveria e Kosovës zotohet: Komunat në veri do të funksionalizohen
Lajme

Qeveria e Kosovës zotohet: Komunat në veri do të funksionalizohen

Published 22/05/2023
Share
SHARE

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është duke bashkëpunuar me kryetarët e zgjedhur të komunave në veri të Kosovës, për të organizuar seancat e asambleve komunale, si dhe betimin solemn të kryetarëve, bëri të ditur kreu i kësaj ministrie, Elbert Krasniqi.

Betimi para kuvendit komunal i kryetarit të zgjedhur të komunës është një procedurë solemne që shënon marrjen e detyrës. Ministri Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë se të hënën, më 22 maj, do të jepen të gjitha informacionet se kur dhe ku do të mbahen seancat e asambleve komunale në komunat Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Megjithatë, ai theksoi se ende nuk janë saktësuar lokacionet për mbajtjen e seancave. “Ende jo. Jemi në proces e sipër. Ekipet janë duke punuar për t’i definuar të gjitha këto procese”, tha Krasniqi.

Deri më tani, betimin solemn para Kuvendit Komunal e ka bërë vetëm kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, më 19 maj. Kryetarët e zgjedhur të tri komunave tjera të veriut të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, Izmir Zeqiri në Zubin Potok, Lulzim Hetemi në Leposaviq dhe Ilir Peci në Zveçan, ende nuk e kanë bërë betimin solemn. Për dallim nga Zubin Potoku, i cili e ka asamblenë komunale funksionale, dy komunat tjera, Leposaviqi dhe Zveçani ende nuk i kanë të funksionalizuara ato.

Kryetarët e komunave nuk mund ta kryejnë betimin pa funksionalizimin e asambleve komunale, para të cilave solemnisht marrin detyrën. Ministri Krasniqi nuk ka dhënë detaje se si do të funksionalizohen ato dhe në cilat objekte, si dhe ku do të funksionojë infrastruktura që mundëson punën e institucioneve komunale.

- Advertisement -

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka objektin e saj, ndërkohë që në tri komunat tjera deri më tash, në të njëjtat objekte komunale kanë punuar institucionet komunale sipas sistemit të Kosovës, por edhe të ashtuquajturat organe të përkohshme, të cilat punojnë sipas sistemit të Serbisë. Zgjedhjet për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës janë mbajtur më 23 prill, pasi kryetarët paraprakë nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, dhanë dorëheqje nëntorin e vitit të kaluar.

Ata u larguan nga institucionet në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve që bartnin targa ilegale të lëshuara nga Serbia, në targat legale RKS – Republika e Kosovës. Pjesëtarët e komunitetit serb gjerësisht bojkotuan zgjedhjet e prillit dhe thanë se nuk i pranojnë rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj nga komuniteti shqiptar.

KosPress Portal 22/05/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Koci: “A po të rrezikoj unë?” – Reagim pas ikjes së Kurtit me truprojë
Lajme 09/06/2025
Presidentja Osmani shpall 12 tetorin si datën për zgjedhjet lokale 2025
Lajme 09/06/2025
Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituuar për herë të 29-të
Lajme 09/06/2025
Portugalia kurorëzohet fituese e Ligës së Kombeve (VIDEO)
Sport 09/06/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Koci: “A po të rrezikoj unë?” – Reagim pas ikjes së Kurtit me truprojë

09/06/2025
Lajme

Presidentja Osmani shpall 12 tetorin si datën për zgjedhjet lokale 2025

09/06/2025
Lajme

Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituuar për herë të 29-të

09/06/2025
Lajme

Kuvendi i Kosovës ende në pritje të konstituimit – sot tentativa e 29-të

09/06/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?