Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Qeveria e Kosovës planifikon të kalojë Projekt-kodin e ri Civil: Bashkësia e të njëjtës gjini
Lajme

Qeveria e Kosovës planifikon të kalojë Projekt-kodin e ri Civil: Bashkësia e të njëjtës gjini

Published 26/04/2024
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës planifikon të kalojë Projekt-kodin e ri Civil gjatë muajit maj.

Kështu ka thënë kryeministri Albin Kurti të enjten (25 prill), gjatë një fjalimi në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e Bundestagut gjerman, për nder të 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës, raporton Klankosova.tv.

Në këtë projekt-kod bën pjesë edhe bashkësia e të njëjtës gjini, për çka pati marrë kundërshtime nga vetë deputetët e partisë së tij.

Aktualisht, Mali i Zi është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që lejon bashkësitë civile të të njëjtit seks, pasi një përpjekje e mëparshme për t’i futur ato në Kosovë nuk u votua në parlament në vitin 2022.

- Advertisement -

“Më lejoni t’ju jap një shembull. Kosova do të synojë që së shpejti të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor, pas fqinjëve tanë në Malin e Zi, duke u ofruar qytetarëve të saj të drejtën e bashkimeve civile të të njëjtit seks. Ne do të punojmë shumë për ta kaluar këtë në të ardhmen shumë të afërt”, ka thënë Kurti në ngjarjen e SPD-së.

Kryeministri u shpreh i sigurt se do të arrijë shumicën parlamentare që ky projekt-kod të kalojë.

“Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”, ka deklaruar Kurti.

Kalimi i bashkësive të të njëjtit seks do të ishte një hap i rëndësishëm, pasi do ta bënte Kosovën gjithashtu vendin e parë me shumicë myslimane që i legalizon ato.

Ndër të tjera, Kurti i ka thënë mediumit “Euractiv” se, ndryshe nga viti 2022, ai e ka mbështetjen e shumicës së deputetëve të partisë së tij “për një votim të planifikuar për në maj”.

- Advertisement -

Ky medium thotë se kryeministri është i sigurt se Projekt-kodi i ri civil do të kalojë, edhe pse duhet të bindë edhe 11 deputetë të opozitës.

Kurti ndërkaq, në këtë tubim ka thënë se kalimin e Kodit të ri Civil, Kosova do ta bëjë “sepse është e drejtë, sepse është një e drejtë, sepse është në Kushtetutën tonë dhe sepse e dimë që Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka nxjerrë aktgjykime duke kërkuar që kjo të bëhet”.

“Ne e dimë se ka vende në Këshillin e Evropës për një kohë të gjatë që e kanë injoruar gjykatën për këtë. Kosova do të jetë ndryshe. Në këtë mënyrë duam të frymëzojmë të tjerët”, është shprehur kryeministri.

- Advertisement -

Më 16 mars të vitit 2023, Projekt-kodi Civil nuk kaloi në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës. Mospajtimet e deputetëve ishin lidhur me nenin që do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Më herët, krerët e bashkësive fetare në Kosovë e kishin kundërshtuar lejimin e “bashkësive civile”, pasi thanë se ripërkufizohet familja dhe martesa.

Çka thotë Projekt-kodi Civil për martesat ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë?

Kundërshtimet më të zëshme ndaj Projekt-kodit Civil kishin të bënin me nenin 1138. Ky nen parasheh hartimin e një ligji që do t’i lejonte “bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta”.

Megjithatë, ai përcakton që martesa është “bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme”, që do të thotë se nuk mundëson martesën midis personave të gjinisë së njëjtë. /Klankosova.tv

KosPress Portal 26/04/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Xheneta ndez rrjetet me poza provokuese në rroba të brendshme (FOTO)
Roze 22/05/2025
Marrëdhënie të ngushta mes Kosovës dhe Shqipërisë: Gjenerallejtënant Bashkim Jashari viziton Tiranën (FOTO)
Lajme 22/05/2025
Krijimi i institucioneve të reja në fokus të takimit mes Hamzës dhe ambasadorit britanik
Lajme 22/05/2025
‘Me këmbë përpjet’ – Egli Tako provokon me pamje të guximshme nga projekti i ri (FOTO)
Roze 22/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Marrëdhënie të ngushta mes Kosovës dhe Shqipërisë: Gjenerallejtënant Bashkim Jashari viziton Tiranën (FOTO)

22/05/2025
Lajme

Krijimi i institucioneve të reja në fokus të takimit mes Hamzës dhe ambasadorit britanik

22/05/2025
Lajme

FMN jep notë pozitive për ekonominë e Kosovës – Ministria e Financave shpall progresin

22/05/2025
Lajme

GLPS akuzon qeverinë në detyrë për vendime jashtë ligjit

21/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?