“Përmes këtij projektligji synohet eliminimi i grupeve të interesit dhe koorporatizmi brenda Këshillit Prokurorial, synohet përmbushja e mandatit kushtetues”, u shpreh kryeministri Kurti.
Ndërkaq ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë tha se pritet ulja e përbërjes së anëtarëve të përhershëm të Këshillit, nga 12 në 7. Tre nga ta do të jenë prokurorë, kryeprokurori i shtetit dhe tre anëtarë të tjerë të zgjedhur nga Kuvendi.
“Përbërja e përkohshme që do të vlej deri më janar të vitit 2026, përbërja nga 13 do të rritet në 19 anëtarë. Ata do të jenë të zgjedhur nga Kuvendi, 4 nominime do të jenë nga Avokati i Popullit dhe një pozitë për profesorët universitar të drejtësisë”, tha Haxhiu.
Ky vendim vjen pas shfuqizimit të versionit të parë nga Gjykata Kushtetuese.