Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, mbajtën konferencë për media, pas mbledhjes elektronike të Qeverisë.
“Vendimi më i rëndësishëm i cili është marrë sot nga kjo mbledhje elektronike është vendimi për aprovimin e kërkesës së MSh-së për mbulim të trajtimit mjekësor të personave me status të invalidit të luftës për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtjes apo vendosjes së protezave jashtë institucioneve shëndetësore publike, kur këto të fundit nuk ofrojnë këto shërbime”, njoftoi ministri Vitia.
“Kjo ministri vitin e kaluar ka aprovuar një plan të veprimit për ngritjen e kapaciteteve qoftë infrastrukturore, qoftë resurseve njerëzore në institucionet shëndetësore publike që të ofrohet ky shërbim në të ardhmen, ku edhe është ndarë një shumë rreth 2 milionë euro”, shtoi Vitia.
Kurse Dobruna theksoi se kjo ndihmë tregon mbështetjen e Qeverisë së Kosovës ndaj kategorisë më të çmuar të shoqërisë.
- Advertisement -
“Edhe pse kjo është kompetencë e MSh-së, neve gjithherë kemi pasur vullnetin për të zgjedhur këtë çeshite, prandaj kemi mbështetur institucionin e MSh-së, dhe kemi adresuar këtë kërkesë duke mbështetur ndihmën financiare përmes Fondit shëndetësor. MF është e përkushtuar dhe mbështet në vazhdimësi këtë rrugë afatgjate për të ofruar ndihmën e nevojshme”, tha Dobruna.