Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimet në Ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Lajme

Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimet në Ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Published 11/09/2024
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës i ka miratuar të mërkurën disa ndryshime në Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, pasi Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur atë të pavlefshëm. Kushtetuesja tha më 26 qershor në një aktgjykim se kishte gjetur se katër nene të ligjit ishin në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Në një mbledhje të Qeverisë të mërkurën, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Ministria e saj i ka adresuar gjetjet dhe i ka bërë ndryshimet e nevojshme në këto katër nene pas vendimit të Kushtetutës. Ndryshimet e propozuar nga ajo u miratuan nga kabineti qeveritar. Këto ndryshime duhet të miratohet edhe nga Kuvendi.

“Ne nuk kemi hartuar ligj të ri, sepse nuk ka pasur nevojë për këtë. Por, i kemi adrestuar vetëm katër çështje që janë konsideruar kundër Kushtetutës”, tha ajo.

Haxhiu tha se çështja e parë që është adresuar është retroaktiviteti i ligjit. Kushtetuesja gjeti se shtrirja e gjatë kohore mund të krijojë sfida për palët e përfshira, duke i vendosur ato në një pozicion “të pamundësisë objektive për të siguruar prova që justifikojnë prejardhjen e pasurisë së tyre”.

- Advertisement -

Ndryshimi i ri në këtë çështje, sipas saj, përfshin “konceptin e pamundësisë objektive, si një element kyç procedural”, i cili ofron një mekanizëm mbrojtës për ata të cilët nuk mund të ofrojnë prova për shkak të kalimit të kohës apo faktorëve të tjerë objektiv.

“Kjo qasje e re ndihmon në garantimin e një procesi më të drejtë dhe më të qartë për të gjitha palët e përfshira në procedurat e konfiskimit”, tha ajo.

Ndryshimi i dytë ka të bëjë me qartësimin e periudhës kohore për verifikimin e pasurisë.

“Ndryshimet e reja sigurojnë që periudha e verifikimit të pasurisë të lidhet me periudhën kur zyrtari publik ka qenë në funksion duke lejuar përjashtimisht zgjatjen e verifikimit për pesë vjet pas përfundimit të ushtrimit të funksionit publik, nëse vlerësohet se pasuria është dukshëm më e lartë sesa të ardhurat e ligjshme”, tregoi Haxhiu.

Neni i tretë që u shpall i pavlefshëm, komisioni mbikëqyresh dhe ndarja e pushteteve, është ndryshuar po ashtu. Haxhiu tha se komisioni është ndryshuar dhe tani përbëhet nga tre anëtarë që do të zgjidhen nga Kuvendi, përfshirë drejtorin e Agjencisë për parandalimin e korrupsionit dhe drejtorin e njësisë së inteligjencës artificiale.

- Advertisement -

Në ligjin e shpallur të pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese, parashihej që të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë mund të ishin subjekt i verifikimit të pasurisë nëse do të ekzistonin dyshime se ajo ishte fituar në mënyrë të kundërligjshme.

Përveç zyrtarëve, subjekt i verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme parashihej të ishin edhe anëtarët e familjes së tyre apo palët e treta, që nënkupton personat te të cilët mund të ketë pasur dyshime se ishte bartur pasuria e zyrtarëve publikë.

Kushtetuesja tha se procedura e verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme është e pavarur nga procedura penale, “standardi i të provuarit nuk është ai penal i ‘dyshimit të bazuar’, por ai civil i ‘vlerësimit të gjasave’ dhe sipas të cilit, pasuria cilësohet e pajustifikueshme, nëse gjykata bazuar në prova ‘beson që një gjë ka më shumë mundësi të jetë apo të ketë ndodhur se sa jo’”.

- Advertisement -

Ligji, që është shpallur i pavlefshëm, përfshinte periudhën nga data 17 shkurt 2008, dhe periudhën brenda dhjetë vjetësh nga momenti kur zyrtarët publikë pushojnë së ushtruari funksionin e tyre./ REL

KosPress Portal 11/09/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aeroplani 400 milionë dollarë nga Katari – Trump përballë kufizimeve ligjore
Lajme 14/05/2025
Biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, FSHF sqaron procedurat
Sport 14/05/2025
Forcohet partneriteti ushtarak: Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshjen CISMOA
Lajme 14/05/2025
Eurovision 2025: Shqipëria siguron vendin në finale
Arte Roze 14/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Aeroplani 400 milionë dollarë nga Katari – Trump përballë kufizimeve ligjore

14/05/2025
Lajme

Forcohet partneriteti ushtarak: Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshjen CISMOA

14/05/2025
Lajme

Presidenti i Komisionit Evropian viziton Kosovën – në fokus bashkëpunimi me Osmani dhe Kurtin

14/05/2025
Lajme

Personi i zhdukur në Kllokot gjendet pranë kufirit Kosovë-Serbi

13/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?