Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin për vitin 2025
Lajme

Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin për vitin 2025

Published 30/10/2024
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2025, që kap vlerën prej 3.6 miliardë eurosh.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kjo shifër përbën një rritje prej afër 9 për qind krahasuar me buxhetin e vitit paraprak.

Ai tha se gjatë katër vjetëve të qeverisjes së partisë së tij, Kosova buxheti është rritur “vit pas viti si asnjëherë më parë”.

Kurti tha se rritje të buxhetit ka për shumë sektorë, përfshirë atë të pagave, që përfshin rritjen e paralajmëruar të pagave për sektorin publik.

- Advertisement -

Një ditë më parë, ekzekutivi njoftoi se punëtorët e sektorit publik në janarin e vitit të ardhshëm do të pranojnë paga me 55 euro rritje dhe 55 euro të tjera në korrik të vitit 2025.

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 30 tetor, Kurti tha se përveç pagave, buxheti është rritur edhe për shtesat për fëmijë, 100 milionë euro janë shtuar për të mbuluar rritjen prej 20 për qind të pensioneve, dhe sektorit të shëndetësisë i është shtuar buxheti për blerjen e barnave esenciale.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti është gjithëpërfshirës që reflekton trendin e rritjes ekonomike.

Murati tha se sektorët kryesorë që kanë përfituar rritje të buxhetit janë sektorët e mbrojtjes, sigurisë, shëndetësisë, infrastrukturës rrugore, e të tjera.

Ministri i Financave tha se sivjet Kosova ka pasur rritje të përshpejtuar ekonomike dhe në terma realë, kjo rritje në fund të vitit do të jetë në 4.5 për qind.

- Advertisement -

Sipas mekanizmave ndërkombëtarë financiarë, rritje ekonomike e Kosovës këtë vit do të arrijë në afër 4 për qind.

Ndërkaq, sa i përket projeksioneve të Qeverisë për rritjen ekonomike për vitin e ardhshëm, Murati tha se në Kosovë rritja ekonomike me terma realë vitin e ardhshëm do të jetë 5.6 për qind.

Sipas ligjeve, Qeveria kishte afat deri në fund të tetorit që të votojë buxhetin për vitin e ardhshëm. Tani, buxheti duhet të shkojë në Kuvend dhe të shqyrtohet e miratohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë afat për miratimin e buxhetit deri në fund të vitit./Rel/

- Advertisement -
KosPress Portal 30/10/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve
Lajme 10/05/2025
Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve

10/05/2025
Lajme

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit

09/05/2025
Lajme

Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve

08/05/2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin

08/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?