Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Qeveria do shpërndajë 700 euro për pensionistët në Kosovë?!
Lajme

Qeveria do shpërndajë 700 euro për pensionistët në Kosovë?!

Published 31/05/2024
Share
SHARE

Pensionistët në Kosovë ditëve të fundit kanë rënë pre e disa informatave të pavërteta, duke u kërkuar para në këmbim të përfitimit të një shume të hollash.

Në Organizatën e Pensionistëve të Prishtinës, thonë se nuk e dinë nga kush kanë dal informata të tilla, se Qeveria do të ndajë deri në 700 euro për pensionistët.

Kryetarja e Organizatës së Pensionistëve të Prishtinës, Mybera Kasumi, ka thënë se edhe ajo ka hasur në informata të tilla të rrejshme, që ka ndikuar më pas që shumë pensionistë të shkojnë në zyrën e saj dhe të kërkojnë të aplikojnë për këto shuma të parave.

“Kam marrë disa informata për këtë lloj aksioni ose s’po di si ta quaj, unë po e quaj aksion, që nuk e di kush i ka publikuar këto informata të rrejshme dhe me 3 prill Ministria e Financave e ka postuar një postim dhe e kam lexuar që të mos bien në grackë pensionistët në këto informata të rrejshme. Unë kam has në disa njerëz që kanë ardhur më kanë thënë po i qesin 500 euro, para gjysmë ore më thirri një shoqe imja e cila tha se ka dëgjuar se në Mitrovicë po i japin nga 500 euro Qeveria, ku duhet me apliku, nuk është e vërtetë kjo. Dikush thotë 500, dikush 700, e dikush 200, këto janë krejt rrena”, ka thënë Kasumi.

- Advertisement -

Ajo shton se anëtarësimi në organizatën që ajo drejton bëhet në mënyrë vullnetare, e jo me imponim, siç është bërë thirrje.

“Organizata Komunale e Prishtinës është e vetmja organizatë që nuk ka organizuar këtë lloj aksioni, këtu bëhet anëtarësimi njëherë në vit se janë klubet e pensionistëve, këtu është aktivi i gruas ku mblidhen gratë e anëtarësimi është tri herë në vit. Lidhja e Pensionistëve të Kosovës ka dalë me një konkluzion që duhet me qenë anëtarë i organizatës komunale, kur kam ardhur në mëngjes në punë i kam parë rreshtin duke pritur të anëtarësohen. E kam stopuar edhe këtë se këtu bëhet anëtarësimi me dëshirë, jo të obligohet dikush, bëhu anëtarë dhe dorëzojë dokumentet, jo”, ka theksuar ajo.

Kasumi shprehet e habitur se nga kush kanë dalë informata të tilla të pavërteta.

“E dimë që është kjo rrenë dhe bash kush e publikoikëtë rrenë nuk po mundem me e ditë, bash është kah më intereson dhe jam duke hulumtuar se kush e bëri, këtë nuk e di. Kam pas një mbledhje të kryesisë me Lidhjen e Pensionistëve, kjo ka qenë diçka tjetër është ashtu në ligj pika 12 dhe 14 sipas inflacionit ka më pas edhe rritje të pensionit, por nëse ka buxhet ashtu shkruan aty, kjo ka qenë dhe nuk ka qenë se Qeveria do t’i jep 500 e 700 euro çdo, është dezinformatë”, thotë Kasumi.

Për këtë çështje, ajo thotë se ka pasur kontakte edhe me deputetë të Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

“Kam pas kontakt me një grup parlamentar Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe Mimoza Kusari-Lila dhe kemi biseduar për këtë dhe me kanë thënë se e kanë plotësuar, por pensionistët e moshuar nuk dinë të hyjnë të lexojnë, këta ndoshta është dashur të dalin me deklaratë edhe në media, tash gazeta nuk po ka që ta lexojnë, me dalë me një deklaratë. Unë vetë e kam lexuar dhe e kam shpërnda që ta lexojnë gratë dhe të shohin çka ka shkruar Ministria. Me kanë pyet dhe unë e kam stopuar, iu kam thënë mos vraponi me i ndreq këto letra”, ka theksuar Kasumi.

Ministria e Financave, të enjten sërish u ka bërë thirrje të gjithë përfituesve të skemave të pensioneve që të kenë kujdes ndaj informatave të rreme që po qarkullojnë.

Sipas MFPT, këto njoftime mund të përbëjnë skema mashtruese apo edhe tendencë për keqpërdorimin e të dhënave personale të pensionistëve.

- Advertisement -
KosPress Portal 31/05/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Mesazh nga Vuçiç për Serbinë: “Duhet të mposhtni Shqipërinë”
Sport 20/05/2025
Policia gjermane ndalon kosovarin e dyshuar për plagosje (FOTO)
Lajme 20/05/2025
Mediat italiane “hedhin bombën”: Klopp drejt Romës?
Sport 20/05/2025
Napoli–Cagliari ndez tifozët: 350 mijë në pritje për një vend në stadium
Sport 20/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Policia gjermane ndalon kosovarin e dyshuar për plagosje (FOTO)

20/05/2025
Lajme

Vetaksident fatal në Fushë-Kosovë, humbin jetën dy persona

20/05/2025
Lajme

Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Antonini, pritet nga Kryeministri Kurti

19/05/2025
Lajme

Vdes foshnja e gjetur pranë mbeturinave në Matiqan – ngjarje që trondit opinionin

19/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?