Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në shkollën e fshatit Shirok në Suharekë, ku një qen u fut brenda ambienteve të shkollës duke lënë të lënduar katër nxënës.
Policia e Kosovës njofton se përveç nxënësve, qeni ka sulmuar edhe zyrtarët policorë të cilët janë përpjekur ta kapin.
Më vonë u publikuan edhe pamjet kur qeni hyn në korridorin e shkollës, ndërsa nxënësit shihen duke ikur.
Në pamje shihen edhe persona të rritur që u aludua se janë pjesë e stafit të shkollës, pra mësimdhënës.
- Advertisement -
Për këtë, Policia ka identifikuar pronarin e qenit, dhe e ka arrestuar atë.
“Dy nxënës kanë marr lëndime nga sulmi i qenit dhe janë në shërim në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku një nxënës Femër, e lindur në vitin 2017 ka lëndime më serioze në kokë nga kafshimi i qenit. Dy nxënës kanë marr lëndime të lehta nga largimi ndaj sulmit. Hetimet rajonale bashkë me njësit tjera janë duke hetuar rastin”, njoftoi ditën e djeshme Policia e Kosovës.