Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të UP-së kërkojnë rritjen e pagave përmes protestës
Lajme

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të UP-së kërkojnë rritjen e pagave përmes protestës

Published 11/03/2024
Share
SHARE

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të Universitetit të Prishtinës kanë hyrë në javën e katërt të grevës, derisa të hënën kanë organizuar edhe një protestë para Rektoratit për të kërkuar rritjen e pagave.

Ata kanë deklaruar se kërkesat e tyre kanë nisur tash e një vit drejt institucioneve përkatëse, por deri tash nuk janë shqyrtuar ato.

Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, ka thënë se me kohë i kanë lajmëruar institucionet për protestë, andaj do të vazhdojnë deri në shqyrtimin e kërkesave të tyre për rritjen e pagave.

“Kemi hyrë në javën e katërt të grevës dhe institucioni që e kemi mbrapa nuk po çon peshë dhe dialogu deri më tash është zero. Ju garantoj se ne jemi më të fortë, ju pa neve nuk mund të punoni dhe ne pa ju mund të punojmë”, ka thënë Azemi, raporton EO.

- Advertisement -

Zeqir Krasniqi, punëtor i sigurimit fizik, ka thënë se me 250 euro nuk po arrin ta sigurojë ushqimin për familjen.

“Unë personalisht varem vetëm prej kësaj page prej 250 eurosh. Në qoftë se edhe një javë nuk dalin pagat, unë do të mbetem në mëshirën e atyre policëve kolegëve mbrapa meje sepse edhe ata me 250 euro nuk mund të mbijetojnë dhe nuk mbetur asnjë person që mbijeton sot me 250 euro”, ka thënë ai, transmeton Klankosova.tv.

Në mbështetje të punëtorëve teknikë kanë dalë edhe një pjesë e studentëve të organizatës “Reforma” të cilët në fund të javës me vetiniciativë i kanë pastruar hapësirat e fakulteteve.

“Ne e kemi bojkotuar procesin mësimor për arsyeje se Fakulteti Filozofik është i papastër si pasojë e grevës”, ka thënë Lulzim Sopi, aktivist i organizatës “Reforma”.

Po ashtu edhe studenti tjetër Orines Gashi ka kërkuar nga institucionet të gjejnë zgjidhje për pastrimin e hapësirave brenda fakulteteve.

- Advertisement -

“E kemi pasur një aksion simbolik dhe kemi pastruar së bashku me profesorët hapësirat e fakultetit, por prapë se prapë po shkon duke u grumbulluar bërlloku. Sot së bashku me organizatën ‘Reforma’ kemi marrë një aksion dhe e kemi bojkotuar mësimin. Kërkojmë që sa më shpejtë të zgjidhet kjo çështje sepse është pak e vështirë për ne studentët të mbajmë mësim në atë lloj ambienti”, ka thënë Gashi.

KosPress Portal 11/03/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Faton Peci merret në pyetje nga Prokuroria Speciale pas bastisjeve në Ministrinë e Bujqësisë
Lajme 27/05/2025
Agusholli rrëfen arrestimin në Merdare: “Serbët përmendën edhe emrin e Kurtit”
Lajme 27/05/2025
Një tjetër shqiptar i fshehur zbulohet në Argjentinë – Sylvinho gati surprizën!
Lajme Sport 27/05/2025
Balotelli “shpërthen”: Nuk i kam zili as Ronaldon, as Messin!
Sport 27/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Faton Peci merret në pyetje nga Prokuroria Speciale pas bastisjeve në Ministrinë e Bujqësisë

27/05/2025
Lajme

Agusholli rrëfen arrestimin në Merdare: “Serbët përmendën edhe emrin e Kurtit”

27/05/2025
LajmeSport

Një tjetër shqiptar i fshehur zbulohet në Argjentinë – Sylvinho gati surprizën!

27/05/2025
Lajme

Konstituimi i Kuvendit sërish në ngërç pas seancës së 22-të

27/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?