Një punëtor i ndërtimtarisë ka humbur jetën gjatë punës në një qendër tregtare në Veternik, pas një rënieje nga një lartësi.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se rreth orës 11:00, policia ka marrë informacionin për një incident tragjik, ku një burrë rreth 50 vjeç, i cili ishte duke punuar në një objekt në lagjen Veternik, ka rënë nga një lartësi.
Si pasojë e lëndimeve të marra, ai ka ndërruar jetë, ndërsa ekipi i mjekëve emergjentë ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes.
Autoritetet, në bashkëpunim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti fatal.