Reagim:
Pasi këtij lirimi ka reaguar edhe Ministrja Haxhiu: Ja pse reformat në drejtësi janë të rëndësishme
Gjykata Supreme ka liruar nga akuzat Naser Pajazitajn, të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në vitin 2015.
Pas kësaj, i akuzuari për vrasje është liruar nga burgu, këtë e ka bërë të ditur njëri nga avokatët e Naser Pajazitajt, Ahmet Tahiri.
- Advertisement -
Tahiri në rrjetet e tij sociale ka thënë se Supremja pas 7 vjetësh tha drejtësi përfundimisht.
“Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën tonë si mbrojtje të ligjshmërisë dhe ka liruar nga të gjitha akuzat Naser Pajazitin. Ai mbajti 7 vite burg për një vrasje të cilën nuk e kishte kryer. Tri herë, pa prova, u dënua me burgim të përjetshëm. Sot pas 7 viteve Gjykata Supreme dha drejtësi përfundimisht duke e liruar nga të gjitha akuzat Naser Pajazitin. Jam i lumtur që si mbrojtës/avokat bashke me kolegët Gëzim Kollqaku dhe Imer Beka ndihmuam që sot drejtësia të triumfoj”, ka shkruar Tahiri, duke bashkëngjitur me një foto.
Për këtë ka reaguar vëllai i Donjetës, Shkelqim Pajazitaj, duke thënë se drejtësia e Kosovës edhe një herë e vërtetoi se sa e fëlliqur është.
“Drejtësia e Kosovës edhe një herë vërtetoi se sa e fëlliqur është, edhe një herë vërtetoi se njërzillaku nuk po ekzistojka, e vërtetoi qe njerëzimi qe punon aty e SHESIN fytyrën e tyre per para. Nga sot e tutje ne nuk kemi besim as ne Polici, Gjykata e as ne Prokurori kur qe 7 vite nuk kenë ne gjendje me e zbulu te vërteten. Keta me shumë jane te interesuar te marin nje page nga shteti sesa te vën drejtësi ne vendin e tyre”, ka shkruar Pajazitaj në Facebook.