Sot ka filluar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ku disa shqiptarë janë mbledhur për të mbështetur luftën e drejtë të UÇK-së. Njëri nga qytetarët tha se kishin ardhur nga Frankfurti në Hagë dhe se shpresojnë e besojnë që çlirimtarët ta fitojnë pafajësinë e tyre.
“Vina nga Frankurti. Jemi organizuar për të dal ën mbështetje, diku 30 persona. Në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shpresojmë dhe dëshirën e kemi që çlirimtarët tanë ta fitojnë pafajësinë e tyre”.
Ndërsa një tjetër qytetar ka thënë se ka prejardhje nga Vlora por që jeton në diasporë dhe se ka ardhur për të mbështetur luftën e UÇK-së, duke shtuar se beson në pafajësinë e krerëve të UÇK-së.