Sot është bërë lansimi i projektit të hallkave për mbikëqyrje elektronike.
Me këtë rast, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me ministrat Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiu, e kanë vizituar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.
Pas këtij aktiviteti, kryeministri Kurti, ministri Sveçla, ministrja Haxhiu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, do të prononcohen për media.