Një zyrtare policore është vetëplagosur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në Prizren, në rrethana që ende mbeten të paqarta. Ngjarja është konfirmuar nga autoritetet, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren dhe Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).
Mediat kanë bërë të ditur se zyrtarja e përfshirë në rast është Esra Çololar, e cila aktualisht shërben në veri të vendit.
Sipas informacioneve të para, Çololar ka pësuar plagë në gju dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Prokuroria dhe IPK-ja kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të vetëplagosjes, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse ngjarja ka ndodhur aksidentalisht apo me qëllim.