Profesori universitar nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu ka deklaruar se zgjedhjet në katër komunat veriore pritet të mbahen sërish.
Spahiu ka thënë se ato nuk do të mbahen tani, pa u vendosur flamuri i Kosovës në Kuvende komunale, Prokurori, Gjykata dhe stacione policore.
“Po, zgjedhjet pritet të mbahen sërish por pasi të kryhen disa procese. Nuk do të mbahen zgjedhjet pa u vendosur flamuri i Kosovës nëpër objekte, Kuvende komunale, Prokurori, Gjykata dhe në stacionet e Policisë. Deri më tani janë vendosur vetëm në stacionet e Policisë, Prokuroria dhe Gjykatat po e vonojnë këtë proces, nuk e di për çfarë arsye.Ndoshta pse po ekonsiderojnë këtë si sukses të qeverisë Kurti ose kanë agjendë anti-Kosovë ose janë të paguar nga Serbia.
Por një gjë është e qartë se flamuri i kosovës duhet të valojë në të gjitha institucionet në Veri”.
Spahiu tha se duhet të hapet ‘Ura e Ibrit’, të rindërtohet xhamia e Ibrit të hapet shkolla shqipe në komunat veriore dhe pastaj të mbahen zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore.
“Duhet të hapet Ura e Ibrit, të rindërtohet xhamia e Ibrit, të hapet shkolla shqipe në komunat e veriut të Mitrovicës dhe pastaj do të kemi zgjedhje të reja të parakohshme ku do të kthehen kryetarët serb të cilët do t’i gjejnë këto gjera dhe nuk do të mund t’i ndryshojnë”, tha Spahiu në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.