Sot në Mal të Zi mbahet takimi vjetor i krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brionit. Nga Kosova merr pjesë presidentja, Vjosa Osmani.
E para e vendit dje në Mal të Zi ka takuar presidentin kroat Zoran Milanoviq. Gjatë takimit me Milanoviqin, Osmani është shprehur mirënjohëse për mbështetjen e tij për një Kosovë të fortë, të sigurt dhe të përkushtuar drejt së ardhmes euroatlantike.
Ndryshe Samiti i Procesit Bërdo-Brioni këtë vit mbahet në Mal të Zi, ku të pranishmit do të diskutojnë mbi zgjerimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Procesi Bërdo- Brionit është një mbledhje shumëpalëshe e përvitshme e krerëve të shteteve në Ballkanin Perëndimor.
- Advertisement -
Kjo nismë u inicua në vitin 2013 nga presidentët e atëhersh, ai slloven Borut Pahor dhe ai kroat Ivo Josipoviq.
Siç u njoftua nga kabineti i presidentit malazez, në këtë takim do të diskutohen çështjet e përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Do të mbahet edhe konferencë për media në të cilën do të flasin presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq, presidentja e Sllovenisë Natasha Pirc- Musar dhe presidenti i Kroacisë Zoran Millanoviq.