Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Presidentja për bllokadat kufitare: Tregojnë lidhshmërinë e shtetit serb me bandat kriminale
Lajme

Presidentja për bllokadat kufitare: Tregojnë lidhshmërinë e shtetit serb me bandat kriminale

Published 07/09/2024
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se prapa bllokadave të pikave kufitare me Kosovën qëndron shteti serb, të cilit nuk i intereson, sipas saj, as lëvizja e as fqinjësia e mirë.

Ajo u shpreh se Serbia po vazhdon t’i shfrytëzojë bandat kriminale për të kryer sulme të vazhdueshme ndaj Kosovës, që sipas saj, të destabilizojnë jo vetëm atë, por të gjithë rajonin.

Me këtë rast, e para e shtetit ka kërkuar reagim edhe nga ndërkombëtarët, ndaj “shkeljeve të vazhdueshme nga ana e Serbisë, të cilët po shkelin të drejtat e qytetarëve tanë”.

“Serbia edhe njëherë po tregon se nuk i intereson lëvizja e lirë, nuk i intereson fqinjësia e mirë, përkundrazi ajo po vazhdon t’i shfrytëzojë bandat kriminale për të kryer sulme të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe lëvizjes së lirë”, tha ajo.

- Advertisement -

Osmani gjithashtu u shpreh se këto bllokada tregojnë lidhshmërinë e drejtpërdrejtë të shtetit serb me bandat kriminale.

“Edhe këto bllokada të cilat janë krijuar kohëve të fundit, në mënyrë të veçantë kanë tentuar t’i terrorizojnë qytetarët tanë të cilët dëshironin t’i shfrytëzonin këto pika kufitare, kanë vetëm një qëllim: të krijojnë tensione, të destabilizojnë Kosovës dhe gjithë rajonin dhe në të njëjtën kohë e tregojnë lidhshmërinë e drejtpërdrejtë të shtetit serb me bandat kriminale, sepse siç e dini policia serbe ka qenë aty dhe të gjitha këto krijime kanë ndodhur para syve të tyre që edhe tregojnë bashkëveprimin e shtetit serb me këto organizata që vazhdimisht i kontribuojnë destabilizimit të vendit tonë”.

“I bëj thirrje aleatëve tanë që të dalin me qëndrim publik lidhur me këto shkelje të vazhdueshme nga ana e Serbisë, të cilët po shkelin të drejtat e qytetarëve tanë dhe të cilët kanë tendencë që ta destabilizojnë paqen dhe sigurinë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan”, u shpreh Osmani, pas zbulimit të bustit të ish-presidentit Rugova në Podujevë./EO

KosPress Portal 07/09/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Nga IMPACT 2025, Kurti forcon lidhjet me SHBA – takim me Kerryn
Lajme 14/05/2025
Aeroplani 400 milionë dollarë nga Katari – Trump përballë kufizimeve ligjore
Lajme 14/05/2025
Biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, FSHF sqaron procedurat
Sport 14/05/2025
Forcohet partneriteti ushtarak: Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshjen CISMOA
Lajme 14/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Nga IMPACT 2025, Kurti forcon lidhjet me SHBA – takim me Kerryn

14/05/2025
Lajme

Aeroplani 400 milionë dollarë nga Katari – Trump përballë kufizimeve ligjore

14/05/2025
Lajme

Forcohet partneriteti ushtarak: Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshjen CISMOA

14/05/2025
Lajme

Presidenti i Komisionit Evropian viziton Kosovën – në fokus bashkëpunimi me Osmani dhe Kurtin

14/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?