Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Malajzi, me ftesë të Kryeministrit malajzian, Anwar Ibrahim.
Gjatë kësaj vizite, Presidentja Osmani është pritur me nderime të larta shtetërore në Kompleksin qeveritar Perdana Putra në Putrajaya. Ajo ka ndarë pamje nga ceremonia zyrtare në rrjetin social Facebook, duke shprehur mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë.
“Pritja me nderime të larta shtetërore në Kompleksin qeveritar Perdana Putra në Putrajaya në Malajzi. Faleminderit Kryeministër Anwar Ibrahim për mikpritjen!”, ka shkruar Osmani.
Vizita e saj në Malajzi pritet të fokusohet në forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar mes dy vendeve.