Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për Podgoricë ku do të merrë pjesë në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, raporton RTKlive.
E para e shtetit tashmë ka mbërritur në vendin ku do të mbahet samiti në Podgoricë, ku është pritur nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.
Gjatë samitit delegacionet e 13 shteteve pjesëmarrëse do të diskutojnë për paqen, sigurinë, stabilitetin e zhvillimin politik e ekonomik të vendeve të rajonit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Podgoricë ku është pritur nga presidenti i Malit te Zi, Jakov Milatoviq. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të merrë pjesë në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).